Bota

Sulmohet godina e Ministrisë së Informimit në qendër të Kabulit

Sulmohet godina e Ministrisë së Informimit në qendër të kryeqytetit afgan Kabul. Fillimisht u dëgjua një shpërthim e më pas forcat e sigurisë shkëmbyen të shtëna me armë zjarri me tre atentatorë. Njëri prej tyre arriti të depërtojë në godinë. Ende nuk ka njoftime për të lënduar dhe deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.