Një lajm i bukur na vjen nga Odise Roshi. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, është bërë baba për herë të parë. Ai ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” këtë lajm kaq të bukur dhe i emocionuar ka shkruar këto fjalë në diçiturën e fotos:
Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël. Të dua Rois!
Në këtë mënyrë sulmuesi sapo na zbuloi edhe emrin e djalit, ndërsa në postim shihet dora e të voglit, Odises dhe bashkëshortes. Rikujtojmë se Roshi u martua në shtator të 2020-ës, me një ceremoni private por bashkëshortja e tij është ende e panjohur për publikun. Shpresojmë që ta njohim fatlumen që i ka “rrëmbyer” zemrën sulmuesit.
https://www.instagram.com/p/CVcWnUAM0X3/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d9f595dd-e583-4c43-a643-81b96de50d78
Ndërkaq, rikujtojmë se pak kohë më parë, edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare si dhe i Las Palmas, Armando Sadiku u bë baba për herë të parë. Këtë lajm ai e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.