Celebrities Love & Sex

U shënua “goli i jetës”, Armando Sadiku bëhet baba për herë të parë!

Së fundmi, futbollisti i kombëtares shqiptare dhe i Las Palmas, Armando Sadiku ka dhënë lajmin e gëzueshëm se është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Në foto shihen Armando dhe bashkëshortja e tij, Elona shumë të lumtur, ku kjo e fundit mbante djalin në gjirin e saj.

Ndërkaq, në mbishkrimin e fotos, sulmuesi shkruante:

Mirë se vjen në këtë botë djali ynë i vogël. Mami dhe babi të duan ty! Luis Sadiku.

Cifti ka vendosur ta pagëzojë vogëlushin me emrin e vecantë Luis. Një lajm i gëzuar ky për sulmuesin shqiptar, që ka pasur disa probleme me karrierën, sidomos pas një dëmtimi të fortë në fushë. Shume urime për çiftin!

Ndërkaq, Sadiku vlen të theksojmë se është shumë i rezervuar sa i përket jetës personale dhe i ka të pakta postimet me gjysmën e tij më të mirë, që tanimë i ka dhuruar edhe një djalë.