Sport

Supersfida dhe rivalitet, java e 21-të e Kategorisë Superiore luhet në fundjavë!

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 21-të, duke sjellë sërish rivalitet, emocione dhe përballje të rëndësishme në të gjitha stadiumet.

Java do të hapet të shtunën me tre ndeshje. Në orën 13:30, Bylisi pret Egnatian në Ballsh, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja. Ndërkohë, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin, në një ndeshje ku bardheblutë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv të javëve të fundit, ndërsa Flamurtari kërkon vazhdimësinë pas suksesit të fundit në kampionat.

E shtuna do të kulmojë me supersfidën Vllaznia – Partizani në “Loro Boriçi” në orën 16:30. Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë dhe objektiva të qarta, duke e kthyer këtë duel në një nga përballjet më të pritura të javës.

Të dielën do të zhvillohen dy takimet e mbetura të javës së 21-të. Në stadiumin e Vorës, Teuta do të përballet me Vorën, ndërsa java do të mbyllet në “Elbasan Arena” me një tjetër ndeshje të fortë mes AF Elbasanit dhe Dinamo City, dy skuadra që luftojnë për kreun e renditjes.

LEXO EDHE: Silvinjo optimist për “play-off”-in e Botërorit! Lojtarët dinë si të luajnë me kombëtare të rëndësishme!

Java e 21-të e “Abissnet Superiore” premton spektakël dhe rivalitet, duke konfirmuar edhe një herë nivelin konkurrues dhe emocionet që ofron kampionati në çdo ndeshje.

Abissnet Superiore, java 21

24.01.2026

Bylis – Egnatia  13:30
Tirana – Flamurtari  13:30
Vllaznia – Partizani 16:30

25.01.2026

Teuta – FK Vora  13:30
AF Elbasani – Dinamo City  16:30

LEXO EDHE: Partizani triumfon në fund, goli i Contreras i jep tre pikë “Demave” përballë Teutës