Së fundmi ajo u përfol për shkak se imazhi i saj qëndronte në muret e një prej salloneve të bukurisë në Kabul. Beatrix Ramosaj kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.
Para pak ditësh bëri xhiron e rrjetit një foto ku shihej një bojaxhi, teksa lyente me ngjyrë të bardhë murët e parukerisë, pasi nusja me fustan të bardhë nuk ishte mbuluar, siç e kërkon tradita e talebanëve. Pas gjithë kësaj ngjarjeje që bëri bujë erdhi edhe reagimi nga vetë Beatrix-i lidhur me këtë situatë.
Ndërkaq, të gjithë e dimë që bukuroshja shquhet për fotot e saj super sensuale dhe provokuese në rrjetin e saj social Instagram. Së fundmi ajo çfarë ka bërë habi ka qenë ndryshimi i menjëhershëm që Trix-a ka bërë në look-un e saj teksa është kthyer nga brune në bjonde. Me anë të disa fotove super provokuese, siç zakonisht jemi mësuar ta shohim këngëtarja duket tepër e entuziasmuar për flokët e saj të reja. Ne mendojmë se Ramosaj duket si ‘barbie’, po ju?!
https://www.instagram.com/p/CTWjn9YNb_J/
Rreth 2 muaj më parë Beatrix-i lançoi këngën me titullin “By my side”. I gjithë teksti i këngës është në gjuhën angleze dhe ka një stil shumë të veçantë që ngjason me këngët e huaja.