Lifestyle

Sy blu? Ke një paraardhës të përbashkët me miliona të tjerë!

Nëse ke sy blu, mund të jesh pasardhës i të njëjtit paraardhës të lashtë që kanë edhe miliona njerëz të tjerë me të njëjtën ngjyrë sysh në mbarë botën.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kopenhagës zbulon se të gjithë njerëzit me sy blu sot ndajnë një paraardhës të përbashkët, që ka jetuar rreth 6.000 deri në 10.000 vite më parë.

Ky fenomen lidhet me një mutacion gjenetik specifik në një pjesë të gjenit HERC2, i cili redukton sasinë e melaninës në irisin e syrit  duke bërë që ngjyra natyrale kafe të kthehet në blu.

Ky mutacion është identifikuar në mënyrë identike te persona me sy blu në vende të ndryshme të botës, përfshirë Danimarkën, Turqinë dhe Jordaninë, çka sugjeron se syri blu vjen nga një “themeltar” i vetëm gjenetik.

Pikërisht për këtë arsye, syri blu ka shumë pak variacione, në krahasim me sytë e tjerë me pigment më të errët.

Një detaj i vogël, por me domethënie të madhe: syri yt blu të lidh me një histori të përbashkët njerëzore që zgjat mijëra vite!