Bota

Tarifat e Trump, Sekretari i Thesarit: Plani i presidentit do sjellë investime afatgjata në ekonominë amerikane!

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se axhenda e presidentit amerikan, Donald Trump për tarifat dhe uljen e taksave do të çojë në investime afatgjata në ekonominë amerikane, duke shtuar se tregjet financiare të SHBA-së do t’i rezistojnë çdo turbulence afatshkurtër.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare të Institutit Milken në Los Angeles, Bessent mbrojti fuqimisht politikat tarifore të presidentit të SHBA-së dhe tha se projektligji për taksat që po nxitet nga republikanët në Kongres do të bëjë të përhershme disa ulje taksash nga administrata e mëparshme Trump, duke përfshirë lehtësime tatimore për bizneset e vogla.

“Elementet kryesore të axhendës ekonomike të Trump, tregtia, uljet e taksave dhe heqja e disa rregullimeve nuk janë politika të pavarura.

Ato janë pjesë të ndërlidhura të një mekanizmi të projektuar për të nxitur investime afatgjata në ekonominë amerikane”, theksoi ministri.