Bota

Tarifat për çelikun dhe aluminin, BE pritet të kundërpërgjigjet

Britania e Madhe reagoi pas tarifave amerikanë për çelikun dhe aluminin, duke shprehur “zhgënjim të thellë” nga vendimi i Amerikës, që erdhi pas disa javë negociatash. Ndërsa Komisionerja europiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom tha se, kjo e sotmja ishte një “ditë e keqe për tregtinë globale”, Edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e konsideroi lëvizjen “tërësisht të papranueshme”. Ai shtoi se BE do të kundërpërgjigjet.