Celebrities Music

Taylor Swift pritet të jetë fituesja e parë femër që do të fitojë këtë çmim të rëndësishëm!

Tanimë është e ditur se këngëtarja e njohur Taylor Swift gjatë karrierës së saj ka arritur të shënojë rekorde të njëpasnjëshme. 31-vjeçarja është e para artiste femër që pritet të fitojë çmimin “Global Icon” në Brit Awards. Këngëtarja do të marrë çmimin prestigjioz të martën gjatë ceremonisë që do mbahet në O2 Arena në Londër.

Artistja është vlerësuar për ndikimin e saj të madh në muzikë në të gjithë botën. Ylli i popit është nominuar gjithashtu në kategorinë “International female solo artist”, si edhe në 5 kategori të tjera. Brit Awards tha në një deklaratë se:

Karriera e Taylor Swift është e pakrahasueshme, muzika dhe ndikimi i saj kanë bërë ndikuar miliona njerëz në të gjithë botën. Ajo ka përdorur platformat e saj për të nxjerr në pah shumë çështje globale, ndërsa kohët e fundit është përgëzuar për punën e saj në promovimin e pranimit të komuniteti global.

Rikujtojmë se para disa ditësh Swift theu rekordin e mbajtur në Britani nga grupi muzikor legjendat, Beatles për 54-vjet me publikimin e albumit të ri “Fearless”. Sipas “Official Charts”, Taylor Swift tani ka albumin e tretë numër 1 në top listat.