Gossip Music Showbiz

Taylor Swift thyen rekordin e “The Beatles” pas kaq shumë vitesh…

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift së fundmi ka thyer rekordin e mbajtur në Britani nga grupi legjendar, “The Beatles” për 54 vjet. Sipas “Official Charts”, albumi “Fearless” i Swift është albumi i tretë numër një në top listat. Për 259 ditë, tre prej albumeve të saj arritën numrin një në top listat britanike dhe botërore. Ky rekord u shënua nga albumet “Folklore” dhe “Evenmore”.

Rikujtojmë se grupi i famshëm “The Beatles” deri më tani ka mbajtur rekordin e top listave në 364 ditë me publikimin e albumeve “Help!”, “Rubber Soul” dhe “Revolver”. Rikujtojmë gjithashtu se reperi i famshëm Drake dhe këngëtarja e njohur Ariana Grande në vitin 2019 kanë thyer rekordin e grupit legjendar “The Beatles”.

Sa i përket Taylor-it, së fundmi është raportuar se një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e së shtunës teksa përpiqej të futej në apartamentin e 31-vjeçares në Tribeca. Një përfaqësues i “NYPD” tha se policia arriti në ndërtesë rreth orës 23:00 pasi mori një telefonatë që tregonte se një burrë po përpiqej që të hynte nga dera e përparme. Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar si Hanks Johnson.

Sa i përkes jetës së saj sentimentale Swift, marrëdhënien e fundit ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut dhe nuk ka preferuar të flasë në lidhje me këtë temë. Të njejtën gjë ka zgjedhur të bëjë dhe partneri i saj Joe Alwyn, i cili gjithashtu është treguar shumë diskret rreth romancës së tyre. E gjendur përballë Paul McCartney për kopertinën e re të revistës “Rolling Stone” pak kohë më parë artistjaka thënë dy gjëra të vogla rreth lidhjes së saj me britanikun.