Bernard Botting nga Anglia është 98-vjeç dhe fitoi në lotari rreth 795 mijë euro. Bernard dhe gruaja e tij Doris vendosën të luanin së bashku Lotarinë e Kodit Postar disa vite më parë. Gruaja e tij vdiq pesë vjet më parë por kjo nuk e pengoi Bernardin të shpresonte ende për një fitore të madhe.
I moshuari nga Burnham provoi sërish fatin dhe luajti tre letra. “U habita kur më dhanë çekun e parë dhe më pas mora dy zarfe të tjera me të njëjtën shumë. Gruaja ime do të ishte e kënaqur”,-tha 98-vjeçari.
Paratë e lotarisë i moshuari do t’i ndajë me familjen, ashtu siç ka rënë dakord me gruan e tij sa ishte gjallë. Si veteran lufte, Bernard shërbeu për vite në forcat e armatosura gjatë Luftës së Dytë Botërore.