Kanye West ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas kërkesës së tij drejt Donald Trump për lirimin e shokut të tij të ngushtë, Sean P. Diddy, nga burgu.
Reperi i njohur ka postuar në një nga rrjetet e tij sociale me mesazhin:
Free Puff
P.Diddy, i cili është një prej menaxherëve më të njohur të muzikës, është bërë i njohur gjithashtu për akuzat e rënda që kanë dalë në dritë kundër tij për përfshirje në trafikim e abuzim seksual dhe organizimin e festave të shthurura, përfshirë dhe me të mitur, të cilët thuhet se janë droguar dhe abuzuar seksualisht gjithashtu.
Ai po vuan dënimin pas dëshmive të viktimave që kanë treguar për ngjarjet e ndodhura, që çdo javë vazhdojnë të shtohen duke zbuluar raste të shumta.