Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Të konsumosh fast food në makinë, ‘biznesi’ më fitimprurës!

Jetojmë në kohën që fiton para nëse konsumon fast food në makinë. Shari Dyonne, nga Los Angeles, ka rreth 1 milion ndjekës në TikTok dhe aty poston video ku shihet duke ngrënë brenda makinës lloje të ndryshme ushqimesh të shpejta. Videoja e saj më virale ka arritur 4,9 milionë shikime.

https://www.tiktok.com/@sharidyonne/video/7212007357428075819?lang=en

Mandy West, nga Florida, është një tjetër përdoruese TikTok-u që poston video të ngjashme. Ajo ka më shumë se 200 000 ndjekës dhe ka grumbulluar deri tani rreth 6 milionë pëlqime në videot e saj. Mendohet se ajo fiton 500$ për postim. Sipas përllogaritjeve, këta “influencer” mund të fitojnë deri në 60 000 dollarë në muaj.

Rikujtojmë, se dy krijues të TikTok mblodhën në gjashtë orë mbi 1 milion dollarë për kujdesin shëndetësor të personave trans përmes një mbledhjeje fondesh 30-orëshe “TikTok-a-Thon” për të festuar Ditën e Dukshmërisë së Transgjinorëve të së premtes. Mercury Stardust dhe Jory, mblodhën fondet për “Point of Pride”, një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime për individët trans në të gjithë botën.