Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot në Kamëz pas konfliktit me një person tjetër, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.
Policia njofton se M.Xh., mbeti i plagosur në këmbë për shkaqe që ende nuk dihen dhe ndodhet në spitali në kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, – njofton policia.