Bota

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndodhej brenda saj, Shërbimi Sekret nis hetimet!

Shërbimi Sekret i SHBA-së njoftoi se po heton raportet për të shtëna me armë gjatë natës pranë Lafayette Park, përballë Shtëpisë së Bardhë, pa raportime për të lënduar apo të dyshuar.

Sipas deklaratës së agjencisë, kontrolli i parkut dhe zonës përreth pas mesnatës nuk rezultoi në identifikimin e ndonjë personi të dyshuar.

Sipas “The Guardian” autoritetet theksuan se situata është nën hetim dhe se po punohet për të verifikuar raportet për të shtënat.

Gjatë incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa nuk pati një reagim të menjëhershëm zyrtar nga institucioni.

LEXO EDHE: SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian të vrarë në vitin 2020, Rubio: Mbështesnin regjimet terroriste

Operacionet në Shtëpinë e Bardhë vazhduan normalisht, por masat e sigurisë në zonë u shtuan si masë paraprake. Lafayette Park ka qenë i rrethuar prej javësh për shkak të punimeve rinovuese.

Shërbimi Sekret tha se po bashkëpunonte me policinë e Distriktit të Kolumbias dhe Policinë e Parkut të SHBA-së, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE: Në listën e të arratisurve më të rrezikshëm/ Arrestohet bosi italian i Kamorrës, i gjenden ora luksoze dhe mijëra euro cash

Në muajin Shkurt, një 21-vjeçar i armatosur u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pasi hyri në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë së rezidencës Mar-a-Lago të Presidentit amerikan, Donald Trump, në Palm Beach të Floridës. Sipas autoriteteve, i riu i identifikuar si Austin Tucker Martin, nga Karolina e Veriut. Ai dyshohet se kishte udhëtuar mbi 1100 kilometra me makinë drejt Floridës. Hetuesit besojnë se gjatë rrugës ai kishte siguruar një armë gjahu, ndërsa në automjetin e tij u gjet edhe kutia e armës