Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau e bashkëshortja janë në vetkarantinim 14-ditor, pasi Sophie Trudeau rezultoi pozitive me COVID-19. Shefi i qeverisë kanadeze nuk ka shfaqur simptoma e do të punojë nga shtëpia. Në mesin e zyrtarëve të lartë të prekur është dhe Ministri australian i Punëve të Brendshme. Peter Dutton u shtrua në spital. Javën e kaluar, Dutton ishte për vizitë në Uashington ku takoi dhe Ivanka Trump-in, vajzën e presidentit amerikan. Gjithashtu, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro bëri testin, pasi një ndihës i tij rezultoi i infektuar nga koronavirusi. Pasojat e përhapjes po i vuan dhe futbolli anglez. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e lojtari i Çelsit, Callum Hudson-Odoi dolën pozitivë.