Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it. Ditën e sotme Kiara ka postuar një Q&A në Instagram ku shumë ndjekës i kanë bërë pyetje moderatores. Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen ishte ajo e Luizit.
A të iku stresi zemër? Ta di a të vij në shtëpi apo do edhe ca pika?
Dyshja gjithmonë bëjnë batuta e humor me njëri-tjetrin, gjë që shfaqet edhe në ngacimet publike përmes komenteve në rrjete sociale.
Kujtojmë, se e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” moderatorja e njohur Kiara Tito, zbuloi mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm… Në një intervistë Kiara është shprehur se do të kishte dëshirë që të kishte dy vajza dhe t’i kombinonte të dyja të veshura bukur.
E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar.
Kur u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, Kiara u shpreh se:
Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër.