Motorola dhe Swarovski kanë prezantuar koleksionin ekskluziv “The Brilliant Collection”. Bëhet fjalë për një bashkëpunim që ndërthur teknologjinë më të fundit me luksin e sofistikuar. Ky koleksion përfshin motorola razr dhe kufjet moto buds loop, të dekoruara me kristale origjinale Swarovski. Telefoni razr vjen me 35 kristale të vendosura me dorë dhe një dizajn elegant në ngjyrën Ice Melt, ndërsa edhe tastet e volumit kanë detaje me frymëzim kristali.
Moto buds loop ofrojnë audio të qartë me teknologji nga Bose dhe një formë të hapur për rehati gjatë gjithë ditës. Të dy pajisjet vijnë në një dizajn të rafinuar që kombinon funksionalitetin me modën. Koleksioni do të jetë i disponueshëm në sasi të kufizuara në tregjet globale. Motorola ka prezantuar zyrtarisht tre smartphone nga seria G. Edhe pse pamja e tyre është pothuajse identike, pajisjet dallojnë në mënyrë të lehtë përsa i përket specifikave teknike. Moto G86 dhe G86 Power ndajnë të njëjtin harduer bazë, me përjashtim të baterisë.
Modeli Power është i pajisur me një bateri me kapacitet prej 6,720 mAh, e cila është më e madhja që është integruar ndonjëherë në një smartphone të Motorola-s. Moto G56, nga ana tjetër, është një model më i përballueshëm me specifika më modeste dhe çmim më të ulët. Të dy modelet G86 përdorin një ekran OLED 6.67 inç me rezolucion FHD+ dhe frekuencë rifreskimi adaptuese prej 120 Hz. Ndriçimi maksimal lokal i panelit arrin deri në 4,500 nits, ndërsa është i mbrojtur me xham Gorilla Glass 7i dhe ka një sensor të integruar për gjurmët e gishtërinjve. Të dy telefonët funksionojnë me procesorin MediaTek Dimensity 7300, të kombinuar me 8 GB RAM dhe 256 ose 512 GB memorie të brendshme.