“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Kërcimi latin i Ronaldo Sharkës këtë të premte në DWTS duket se nuk u prit aq mirë nga juria. Juria e kritikoi gazetarin duke vënë në dukje se ai ka sjellë të njëjtin zhanër kërcimi në të katërta netët e Dancing.
Në fund të kërcimit Ronaldo dhe partnerja e tij u vlerësuan me 20 pikë nga juria, por reagimi i Eni Shehut degradoi në debat të fortë mes dy konkurrentëve.
Eni Shehu: Ronaldo o yll bote ça ke me mua, ke tre javë që me ngjit. Unë jam përgjigjur sa herë jam pyetur me ty. Frenki është vetëm duke u ankuar për ty, s’dua tua prish festën për Tiktok por këtu është Dancing. Këtu luhen këmbët jo dhëmbët.
Ronaldo Sharka: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracion?
Eni Shehu: Më kanë thënë njerëzit ‘se shohim dot se ka vetëm debate dhe polemika aty’.
Ronaldo Sharka: Janë dy 8-ta majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës, merr pankartën ‘Team Olta Luanesha’. Mos e njollos biografinë tënde televizive.
Eni Shehu: Kur juria i thotë ‘jo jo jo’ katër herë, të marrë komardaret dhe të zhduket nga kjo skenë.
Ronaldo Sharka: Debat me fansat e Oltës nuk bëj. Më tha ‘zhduku nga skena’. Në të gjitha kërcimet e tua nuk gjen 30 sekonda kërcim. Lëre Frenkin mos u merr me Frenkin.
Eni Shehu: Më vjen gjynah për atë vajzën!
Frenki: Ankesat e mia janë inkurajim për Ronaldon
Ronaldo Sharka: Kush e ka mësuar këtë zhurmues?! Je i rritur që të bësh këto debate.
Eni Shehu: Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër.
Ronaldo Sharka: Hajde ulu te Olta merr freskuese, mblidhe pak veten tani, nëse të shqetësonte kjo, më kapje në korridor, i ruan këtu se doni vëmendje. Kostumi i zi të shkon shumë, siç ke dhe shpirtin. Unë e shijova shumë Bora, kjo skenë është magjike, publiku të votojë.