I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” ka qenë gazetari kosovar, Labinot Nimani. Nëpërmjet një lidhjeje Skype ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me arrestimin e Gjestit dhe se çfarë ka ndodhur në zyrat e ish-bashkëpunëtorit të tij.
Për ata që nuk janë në dijeni mbi Gjestin rëndojnë tre akuza, përpos armëmbajtjes pa leje e cila ishte akuza e parë që u bë virale në rrjetet sociale. Mbi të rëndojnë edhe akuzat dëmtim i pasurisë si dhe kanosje. Tre akuza.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në ambientet e kompanisë Onima, një kompani në të cilën Gjesti ka operuar para hyrjes në Big Brother dhe ato që ti ke lexuar mund t’i konfirmoj se janë të vërteta.
Ndër të tjera gazetari shtoi se:
Unë Gjestin e kam njohur një javë para se të niste eksperienca e tij në Big Brother në Kosovë, e kam takuar po në zyrat e ONIMA sepse unë kam qenë pjesë e asaj kompanie, kam punuar që në atë kohë dhe aty e kam takuar Gjestin për herë të parë.