Gjatë një takimi në Teatrin Kombëtar, artistët janë shprehur sërish kundër prishjes së godinës së këtij institucioni, por restaurimit të tij. Aktori, Robert Ndrenika tha se më e shenjta nga të gjitha është toka e këtij teatri. Ai tha se Teatri Kombëtar është ‘Jerusalemi’ i artistëve të cilin duan ta mbysin ‘kryqëzatat’. Ndrenika tha se duhet ta mbrojmë këtë tokë sepse është e jona, dhe e komunitetit”.