Celebrities Live From Tirana

“Televizionet marrin prezantuese që s’dinë të flasin!”/ Roza Lati sqaron deklaratën e bujshme: Asgjë personale me Heidin…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Roza Lati. Ajo u shpreh për sfidat, rritjen personale dhe punën me veten. Lidhur me një postim të bujshëm të sajmë është shpifur televizioni’, të cilin portalet e komentuan se lidhej me Heidi Bacin, ajo u shpreh:

S’ka asgjë personale me vajzën, ka edhe televizione të tjera që marrin prezantuese që s’dinë të flasin… Mendoj se syri i publikut është shumë i shkathët, ashtu siç jemi rrahur ne duke bërë televizion dhe syri i publikut është rrahur duke parë, rrjetet sociale ia ka hapur sytë, publiku e ka parë si kanë degraduar televizionet shqiptare. E kisha gjenerale. Siç më është shpifur mua.

Lidhur me vajzat që shesin trupin për lekë, Roza u shpreh:

Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë. Unë jam paragjykuar si gocë ekrani. Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëhere kanë jetën e tyre. Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë janë ‘humble’, është puna e tyre.