Moti ekstrem në Australi, me temperatura mbi 42 gradë e detyroi një kangur të hidhej në pishinën e një familje në New South Wales. Edhe pse nuk njihen si kafshë që dinë not mirë, kangurët kërkojnë hapësira të mbuluara më ujë që të freskohen në ditë të nxehta. Në katër shtete të Australisë kanë shpërthyer rreth 200 vatra zjarresh, ku gjysma prej tyre në New South Wales, dhe 60 të tjera që janë shumë aktive.