Aktualitet

Tension në Rinas, pezullimi i licencës për “Fly Ernest” anulon fluturimet

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë ka patur tensione të vazhdueshme gjatë ditës së sotme. Shkak është bërë anulimi i fluturimeve nga kompania “Fly Ernest”. Me dhjetëra qytetarë kanë prerë biletat me këtë kompani, por ajo nuk lejohet të ulet në aeroport për shkak se i është pezulluar licenca. Autoriteti italian i Aviacionit Civil i pezulloi licencën, më 29 dhjetor, për shkak se kishte detyrime në gjoba dhe tarifa të akumuluara në Itali. Por pavarësisht pezullimit, Fly Ernest nuk anuloi biletat që ishin prerë deri më datë 13 janar.