Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se forcat detare dhe ajrore të Iranit janë “shkatërruar”, ndërsa shtoi se pyetja e vetme mbetet nëse SHBA-të do të rikthehen për të “përfunduar punën” apo nëse Teherani do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje.
“Gjithçka është zhdukur. Marina e tyre është zhdukur. Forca e tyre ajrore është zhdukur. Pothuajse gjithçka. Pyetja e vetme është: a do ta përfundojmë? A do të nënshkruajnë ndonjë dokument? Le të shohim çfarë ndodh”, tha Trump gjatë një fjalimi.
Më herët, Trump kishte deklaruar se mbetet i hapur për një marrëveshje me Iranin, por kishte theksuar se nuk ndodhet nën presion kohe për arritjen e saj.
Kryetari i Parlamentit iranian sulmon SHBA: Shpresojnë për kapitullimin e kombit tonë
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se po kërkojnë të ndezin një konflikt të ri, ndërsa Uashingtoni vazhdon të shpresojë për kapitullimin e Iranit.
LEXO EDHE: U nominua nga Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt para Senatit: Ja katër prioritetet e mia…
“Manovrat e armikut, si të hapura ashtu edhe të fshehta, tregojnë se, pavarësisht presionit ekonomik dhe politik, ai nuk i ka braktisur qëllimet e tij ushtarake dhe kërkon të nisë një luftë të re”, deklaroi Ghalibaf në një mesazh audio të transmetuar nga mediat iraniane.
Ai shtoi se Teherani duhet të “përshpejtojë përgatitjet e tij për t’iu përgjigjur me forcë çdo sulmi të ri”, duke theksuar se “Irani nuk do t’u nënshtrohet kurrë kërcënimeve”, edhe pse Uashingtoni “vazhdon të shpresojë për kapitullimin e kombit iranian”.
Në të njëjtën kohë, zyrtari iranian deklaroi se ushtria e Iranit e ka përdorur periudhën e armëpushimit për të riorganizuar forcat e saj.
LEXO EDHE: Vendimi i radhës për luftën ne Iran, Trump dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë të gjatë telefonike