Një lëkundje sizmike me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter tronditi Greqinë pak çaste më parë. Lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri deri në zonën e Fierit. Tërmeti e pati epiqendrën në një zonë pranë kufirit me Shqipërinë në afërsi të Janinës. Epiqendra ishte në thellësinë 80 km nëntokë.