Aktualitet

Tërmet me magnitudë 3.6 në Krujë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Dy lëkundje sizmike janë regjistruar këtë pasdite në Shqipëri, brenda një intervali prej vetëm 10 minutash.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me epiqendër në Fushë-Krujë me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter, në një thellësi prej 15 km.

Vetëm 10 minuta më vonë u regjistrua një tjetër lëkundje më e fortë, me magnitudë 3. Rihter, në një thellësi prej 5 km, shumë pranë epiqendrës së tërmetit të parë.

Të dyja lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.