Elon Musk ka qenë gjithmonë një figurë kontraverse, në kohë prosperiteti apo krize, por tani ai është më shumë në qendër të vëmendjes se kurrë. Së pari, për shkak të qëndrimit të tij të fortë politik përkrah Presidentit Donald Trump dhe më pas për shkak të rezultateve të dobëta financiare të Teslës.
Tremujori i parë i vitit 2025 ka lënë disa shifra të zymta për kompaninë me seli në Austin, me një rënie prej 20% të të ardhurave nga biznesi i makinave dhe një rënie dyshifrore të shitjeve gjatë vitit të kaluar (-12%).
Kjo ka çuar në thashetheme rreth pozicionit të Musk si drejtuesi më i lartë i kompanisë... deri në atë pikë sa Wall Street Journal raportoi se bordi i Teslës do të ishte në favor të kërkimit të një figure tjetër për pozicionin dhe madje do të kishte ndërmarrë hapin e kontaktimit të ekspertëve për të filluar këtë proces.

Kritikat e drejtuesve u përqendruan në pamundësinë efektive të Musk për të pajtuar detyrat e qeverisjes me menaxhimin e prodhuesit të automjeteve. Tesla menjëherë e mohoi këtë informacion, duke argumentuar se madje kishte kontaktuar median për të
Vetëm sot [dje] një lajm u botua në media i cili gabimisht pretendonte se Bordi i Teslës kishte kontaktuar kompanitë e rekrutimit për të filluar kërkimin për një CEO. Kjo është absolutisht e rreme (dhe kjo iu komunikua medias para se të publikohej raporti). CEO i Teslës është Elon Musk dhe Bordi ka besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar zbatimin e planit emocionues të rritjes që ka përpara.
Nëse kishte ndonjë dyshim, vetë Musk në vetën e parë ‘e përfundoi’ informacionin e Journal me një tjetër kritikë të hapur ndaj gazetës amerikane:
Është një mungesë ekstrem i etikës që Wall Street Journal të botojë një artikull qëllimisht të rremë dhe të mos përfshijë një mohim të qartë paraprakisht nga bordi i drejtorëve të Teslës.