Rajoni

Thaçi për kufijtë: Korrigjim padrejtësive të bëra ndaj shqiptarëve!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i qëndroi edhe njëherë fort idesë së tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Duke folur pas takimit me krerë të shtetit dhe politikës kosovare, Thaçi deklaroi se vija e kuqe e bisedimeve me Serbinë është veriu dhe për asnjë arsye dhe asnjë çmim ndarjen e Kosovës. Presidenti i Kosovës, theksoi se të gjitha angazhimet e tij për idenë e hedhur po zhvillohen në kordinim me ndërkombëtarët.  Ndërkaq ai tha se: “Kjo është një çështje që duhet zgjidhur për t’u anëtarësuar më pas në BE dhe NATO” – tha kreu i shtetit. Thaçi i është përgjigjur edhe kryeministrit Haradinaj rreth deklaratave se ideja e Thaçit për shkëmbim të territoreve nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Por, presidenti Thaçi ka deklaruar se kërkesa do t’i dorëzohet Brukselit, i pëlqen apo jo dikujt. “Unë do ta shtrojë kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovci, që ajo pjesë t’i bashkohet Kosovës. Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptar. Unë nuk kam ndonjë kasavet për Serbinë, por dua që vendi im sa më shpejtë të lëvizë drejtë perspektivës evropiane” – deklaroi Thaçi.