Rajoni

Thaçi: Kush u largua nga FSK nuk mund të kthehet më!

Presidenti i Kosovës komentoi largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga radhët e FSK-së. Hashim Thaçi theksoi se asnjë organizim anti-ushtri i Kosovës, i motivuar me axhendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenojë të ardhmen euroatlantike të vendit. Sipas tij, ata që janë larguar nga FSK-ja, automatikisht largohen edhe nga ushtria e Kosovës. Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi thotë se synimi është i qartë; njohja e Kosovës si shtet i pavarur.