Film & Tv

“The Naked Gun” – Rikthehet komedia në kinema, me Liam Neeson & Pamela Anderson!

Nga 31 Korriku në Cineplexx – në një Comedy Night të veçantë në TEG!

Gati të qeshësh me lot?

Përgatitu për rikthimin e një prej komedive më ikonike të të gjitha kohërave! “The Naked Gun”, saga e çmendur e humorit që pushtoi vitet ’80 me stilin e saj absurd, dialogjet gazmore dhe personazhin legjendar, Frank Drebin.

Por këtë herë, në vend të të ndjerit Leslie Nielsen, frenat i merr aktori i njohur i aksionit Liam Neeson në një rol që nuk e kemi parë kurrë më parë – si një oficer policie që përpiqet t’i bëjë gjërat siç duhet, por gjithçka i shkon keq në mënyrat më qesharake të mundshme. Përkrah tij,  rikthehen në skenë ikona e viteve ’90, Pamela Anderson, në një rol po aq qesharak sa edhe surprizues.

Producenti i filmit është askush tjetër veç Seth MacFarlane, krijuesi i “Family Guy” dhe “Ted” – një nga emrat më të suksesshëm të komedisë në Hollywood, i cili ka marrë përsipër një mision: të mbrojë komedinë në kinema.

Komeditë po zhduken nga kinemaja… por jo sot!

Në një kohë kur zhanri i komedisë po prodhohet gjithnjë e më pak dhe shumica e filmave të tillë refuzohen nga studiot e mëdha në favor të superheronjve dhe efekteve speciale, ky film vjen si një reagim i fortë: komedia meriton të jetojë në ekranin e madh.
Sepse asgjë nuk e zëvendëson ndjesinë e të qeshurit me zë në sallë, me njerëz të panjohur, në një përvojë kolektive që vetëm kinemaja mund ta ofrojë.

“The Naked Gun” nuk është thjesht një sequel – është një thirrje për të mbrojtur të qeshurën, për të mbajtur gjallë një traditë të artë dhe për të garantuar që brezat e ardhshëm të mos privohen nga kënaqësia e të parit një komedi të vërtetë në kinema.

Premierë speciale në Cineplexx TEG – 31 Korrik, ora 21:00!