Tech

Threads vjen me risi!

Threads vazhdon të shfaqë veçori të reja për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë liri krijuese. Threads po prezanton një veçori të re që u jep përdoruesve më shumë hapësirë për t’u bërë kreativë në postimet e të tjerëve. Aplikacioni tani ka një mjet shënimi i cili i lejon përdoruesit të shkruajnë mbi postimet që duan të rishpërndajnë. Kreu i Instagramit, Adam Mosseri, e ndau lajmin në Threads. Veçoria e shënimit shfaqet kur citoni ose ripostoni një postim. Mosseri gjithashtu tha se më shumë veçori do të vijnë së shpejti nga Meta.

Përdoruesit e Threads dhe Instagram nuk do të kenë më mundësinë të shmangin shfaqjen e përmbajtjes politike nga njerëz që nuk ndjekin, ka njoftuar kompania Meta. Kompania thotë se kjo është pjesë e riorientimit drejt “shprehjes së lirë”, një lëvizje që ka përfshirë heqjen e kontrolleve të informacioneve të martën. Ndryshimi do të hyjë në fuqi këtë javë në SHBA dhe do të zgjerohet globalisht javën tjetër. Përdoruesit nuk do të mund të injorojnë postimet politike të padëshiruara, por mund të zgjedhin mes tre opsioneve: më pak, standard ose më shumë.

Kreu i dy platformave, Adam Mosseri i cili më parë kishte thënë se ishte kundër përmbajtjes politike dhe lajmeve tha se përdoruesit kanë “kërkuar të shohin më shumë” postime të tilla. “Threads dhe Instagram ishin menduar kryesisht si ‘hapësira të sigurta’, veçanërisht në krahasim me zhvillimet e trazuara në X. Ndryshimet e kësaj jave “do të hapin mundësinë për shpërndarjen e masive të dezinformacioneve me shpejtësi në një bazë përdoruesish prej më shumë se 2 miliardë,”-paralajmëroi ai për mediat.