Tech

Instagram sjell një risi në lidhje me Reels-at? Na besoni që do ta adhuroni!

Instagram ka lançuar një përditësim të ri për funksionin Reels, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të shikojnë videot me shpejtësi të dyfishtë (2x).

Përdoruesit mund të aktivizojnë këtë mundësi duke mbajtur shtypur skajin e djathtë ose të majtë të ekranit. Për të rikthyer shpejtësinë normale, mjafton të heqin gishti nga ekrani.

Ky funksion ka qenë i disponueshëm për disa përdorues që nga faza e testimit, por tani është duke u shpërndarë gradualisht për të gjithë.

Ky përditësim ka ardhur pas kërkesave të shumta nga përdoruesit, pasi Instagram ka zgjeruar kohëzgjatjen e videove Reels, e cila tani mund të jetë deri në 3 minuta.

Gjithashtu, mendohet se Instagram mund të lejojë publikimin e videove Reels deri në 10 minuta.

Ky funksion i ri vjen si përgjigje ndaj konkurencës nga TikTok, i cili ofron mundësinë për ngarkimin e videove deri në 10 minuta dhe ka pasur opsionin e përshpejtimit të videove për një kohë të gjatë, veçanërisht për ata që publikojnë video më të gjata.