Aktualitet

Tirana pa energji elektrike për shkak të zjarrit/ OSHEE informon konsumatorët!

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka sqaruar se ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona në Tiranë ka ardhur si pasojë e flakëve të rëna në kanalin e kabllove 20kV çka ka detyruar autoritet të stakojnë transformatorin NST Traktora.

Menjëherë janë marrë masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.

Ndërsa aktualisht eshte rikthyer energjia elektrike ne 70% te zonave të mbetura pa energji.

Disa nga zonat e prekura nga ndërprerja e energjisë janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi, zona e Freskut,Farkë, zona e Senatoriumit etj.