Aktualitet Politikë

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”!

Tirana sot pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian. Samiti zhvillohet në Pallatin e Brigadave nga ora 09:30.

E pranishme edhe eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë nga KE-ja, si dhe nga organizatat rajonale. Kos po qëndron nga dje në Tiranë. Pasdite zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe patën një darkë.

Në orën 09:30 është pritja e liderëve ndërsa më 10:00 nis punimet samiti. Fjalën e hapjes e mbajnë Rama dhe Kos. Më 11:30, fotoja familjare, më 11:35, konferencë për mediat e kryeministrit dhe eurokomisioneres.

Samiti zhvillon punimet i konceptuar në dy panele diskutimesh:

“Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” e “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”, ku do të lançohet Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor e do të flitet mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE-së, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal, etj.

Ky samit vjen pak ditë pasi Shqipëria hapi grupkapitullin e fundit të negociatave me BE-në, ndërsa në Bruksel u festua me tortë. Qeveria shqiptare ka shprehur ambicien për anëtarësim brenda vitit 2030, ndërkohë që për Unionin, ky objektiv është i realizueshëm, duke marrë parasysh ecurinë e shpejtë të vendit.

“Një tjetër ditë mikpritjeje” e cilëson Rama samitin në Tiranë.

Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Groëth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë,  shkruan kryeministri.

AXHENDA:

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30  – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan

Fjalët Hapëse

-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

-Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30  – Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.