Sport

Tirana – Teuta 0-1/ Shkëmbi: Nuk jemi dorëzuar/ Hodo falenderues ndaj lojtarëve: Tirana ishte shumë…

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi u shfaq i trishtuar pas humbjes 0-1 që skuadra e tij regjistroi ndaj Teutës në “Arenën Kombëtare”. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas kësaj përballje, tekniku korçar i bardhebluve deklaroi:

“I bëmë llogaritë, fola në dhomat e zhveshjes me lojtarët, nuk meritonin të humbnin për atë çka dhanë në fushën. Është finalja e fundit, që ne mund t’i japim mundësi vetes për të qëndruar në Superiore. Na pret një javë shumë e vështirë psikologjike.

Duhet të tregojmë karakter dhe besim për të fituar javën e fundit.  Deri te penalltia bëmë lojë goxha të mirë, meritonim të shënonim gol. Fituam një penallti duke luajtur shumë mirë. Në momentin e humbjes së penalltisë, nga ana psikologjike u bllokuam. Dukeshin lojtarët në fytyrë që diçka nuk shkonte, pas humbjes të penalltisë. Ndonjëherë me fjalë nga jashtë nuk mund të ndihmosh dhe të ndryshosh gjë.

Jam i mërzitur sepse nuk e meritonim këtë humbje. Nga gabimet tona jemi në këtë pozicion. Nuk jemi dorëzuar, deri tani çdo gjë e kemi bërë me djersë dhe drejtë. Edhe në ndeshjen e fundit do të bëjmë mirë, shpresoj që fatin të kemi me vete, sepse sot nuk patëm fatin”, u shpreh Shkëmbi.

LEXO EDHE: Sa shumë surpriza dhe vetëm 5 gola të shënuar, ja të gjitha rezultatet e javës së parafundit të Superiores

Teuta siguroi mbijetesën pasi mposhti Tiranën me rezultatin 0-1. Pas ndeshjes foli trajneri Bledar Hodo.

Tekniku i durrsakëve deklaroi:

“E vetmja meritë është e të gjithë çunave. Kanë qenë javë shumë të vështira, të sikletshme, netë pa gjumë, stres, e rëndësishme që e mbyllën. Dua të falenderoj çunat.

Do vazhdoni te Teuta? E rëndësishme është që arritëm objektivin, ky është plani i dytë.

Në pjesë të parë, pothuajse nuk shkuam fare dhe nuk dolëm te loja jonë. Pastaj ndërruam sistem, mendoj në pjesë të dytë filluam të shfaqeshim më mirë. Por mendoj më shumë ishte ana psikologjike. Skuadra në trysni, pavarësisht se më mirë në renditje.

Qëllimi ishte që Boci të nxirrte topin nga mesi i fushës se e dija që do kishim vështirësi se Tirana ishte shumë e dendur aty. Doja një lojtar dhe vetëm ai mund ta bënte.

Të gjithë çunat kanë qenë të jashtëzakonshëm në këtë periudhë dhe dua t’i falenderoj”, u shpreh Hodo.