Akuzat për korrupsion, çojnë në pranga një punonjës të Policisë Rrugore. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë, u vu në lëvizje pas denoncimit të një qytetari në numrin e gjelbër. Sipas tij, efektivi Emiljano Taku i mori dy mijë lekë, në këmbim të shmangies së masës administrative, kur i ndaloi makinën, në “Bulevardin Blu”, në Kamëz.