Aktualitet

Tiranë, fluks kërkesash për regjistrime në kopshtet publike

Rekord regjistrimesh të fëmijëve nëpër kopshte në Tiranë. Për 4 ditë janë regjistruar 2000 fëmijë në 43 kopshte publike. Autoritetet arsimore thonë se kërkesat janë disa herë më të shumta se kapacitetet. Drejtorja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë Arjola Byzyka u bëri thirrje prindërve të regjistrohen pranë vendbanimit të tyre, pasi kopshtet monitorohen dhe standardet janë njësoj.