Aktualitet

Grabitja në Rinas, shpallet në kërkim një ish-efektive e policisë

Policia ka shpallur në kërkim një ish-efektive policie lidhur me grabitjen e miliona eurove në Rinas. Shtetasja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur plotësisht, dyshohet se ka ndihmuar për djegien e furgonit të dytë në Bathore. Më herët sot, Gjykata për Krime të Rënda la në arrest me burg për 3 të arrestuarit e tjerë në lidhje me grabitjen në Rinas. Deri tani hetuesit kanë identifikuar 8 persona, nga të cilët pesë prej tyre janë arrestuar.