Plagoset me armë zjarri një 28 vjeçar në Tiranë. Policia bën me dije se shtetasi është plagosur me armë rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”. Ndërkaq i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.