Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për Gjin Gjonin, kandidat i PD-së për deputet. Sipas policisë, ndaj tij u bë kallëzim nga një shtetas, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën. Në njoftimin zyrtar policor thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, në ngarkim të shtetasit Gj.Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Dekomokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.
Më 6 maj, Gjin Gjoni u vu nën hetim për shpifje. Policia e Lezhës njoftoi se Gjoni do të procedohet në gjendje të lirë, pasi ka shpifur për 5 zyrtarë socialistë, të cilët i publikoi me emra duke thënë se ishin të implikuar në blerje votash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj.Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike, pasi kanë kallëzuar shtetasit D.P., E.L., E.S., P.Gj. dhe R.N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik Partia Socialiste), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish, thuhej në njoftimin e Policisë së Lezhës.