Aktori i njohur hollivudian, Tom Hardy, ka rrëfyer për herë të parë problemet e shumta shëndetësore që po përjeton, pavarësisht se në pamje të parë duket në formë të shkëlqyer.
Në një intervistë për Esquire, ylli i filmave MobLand dhe Venom pranoi se po përballet me një sërë komplikacionesh fizike që e kanë ndikuar ndjeshëm.
“Kam bërë dy operacione në gju, kam hernie në shpinë dhe dhimbje të nervit shiatik,” u shpreh Hardy. “Kam edhe atë që quhet… fasciit shputar. Nga më erdhi? Dhe pse?!”
Problemet nuk mbarojnë me kaq, pasi ai rrëfeu gjithashtu se ka tërhequr një tendinë në ijë. “Është si të thuash që gjithçka po bie në copa tani dhe nuk duket se do të përmirësohet,” shtoi ai me sinqeritet.
Megjithatë, aktori nuk është dorëzuar dhe po eksploron mënyra për të përmirësuar shëndetin e tij, duke përfshirë trajtime alternative si qelizat staminale dhe terapitë homeopatike të porositura.