I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, rreziqet që mund të shfaqen dhe si parashikohet të jetë pas shumë vitesh kjo fushë…
Tomi ka diskutuar më shumë dhe për fazat e proceset e inteligjencës artificiale dhe çfarë pritet në vazhdim:
Open AI kishte marrë për t’u trajnuar me informacione, kishte përdorur artikuj premium të New York Times, pa lejen e tyre. Dhe duke u trajnuar kjo inteligjencë artificiale me metodat e reja të financës, me informacionet më të fundit të bursës, kjo mund të cenojë dhe të drejtën dhe arrin në atë fazën që dhe tek parashikimi që ishte bërë, AI është i bazuar në gjashtë elementë që po trajnohet këto kohët e fundit – hacking, bio weapons, coding, robotics, politics dhe forecasting. Forecasting është një nga elementët kryesorë që ndihmon për robotics. Robotics do të jetë daza e fundit e inteligjencës artificiale që ne presim. AI ndahet momentalisht në katër procese inteligjence, amator, human pro – që merr aftësitë e një profesionisti të një fushe të caktuar, super human dhe super human plus. Super human plus është faza finale e inteligjencës artificiale, që ish-themeluesit e Open AI thonin që kjo fazë mund të arrijë në fund të vitit 2027.