Gossip

Skandal financiar në Hollywood! Zbulohen miliona dollarë të fshehta të Tori Spelling dhe Dean McDermott?

Tori Spelling dhe ish-bashkëshorti i saj Dean McDermott përballen me probleme të mëdha financiare, pasi sipas urdhrit përfundimtar të gjykatës në divorcin e tyre, ata u detyrohen mbi 1.7 milion dollarë taksa të prapambetura.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Fox News, ish-çifti duhet t’i paguajë rreth 1.2 milion dollarë IRS-së dhe më shumë se 500 mijë dollarë Bordit të Taksave të Franchizës së Kalifornisë.

Vendimi parashikon që secili prej tyre të shlyejë të paktën 600 mijë dollarë ndaj IRS-së, ndërsa detyrimet ndaj Bordit të Taksave do të ndahen përgjysmë.

Problemet nuk mbarojnë me kaq. Çifti ende i detyrohet 37 mijë dollarë kartës American Express dhe një kredi të vjetër ndaj City National Bank, e cila, bashkë me interesat, ka arritur gati 400 mijë dollarë.

Dokumentet gjyqësore zbulojnë gjithashtu se Tori Spelling ka borxh 288 mijë dollarë ndaj një individi, 69 mijë dollarë ndaj një personi tjetër të paidentifikuar dhe 10,228 dollarë për shpenzime mjekësore të pasiguruara.

Dean McDermott, nga ana e tij, ka 22 mijë dollarë kredi studentore dhe mbi 20 mijë dollarë borxh për shpenzime të veta mjekësore.

Situata e vështirë financiare u bë publike edhe në kërkesën për divorc, ku McDermott deklaroi se të ardhurat mujore të Spelling variojnë nga 3,000 deri në 75,000 dollarë, “në varësi të punës”, ndërsa ai vetë fiton rreth 3,800 dollarë në muaj.

Ai theksoi se të ardhurat e tij janë ulur ndjeshëm vitin e fundit për shkak të grevave të SAG/AFTRA dhe ndryshimeve në industri.

Tori Spelling dhe Dean McDermott njoftuan ndarjen në qershor 2023, pas 17 vitesh martesë. Aktorja paraqiti kërkesën për divorc në mars 2024, ndërsa në fillim të nëntorit u konfirmua finalizimi i tij, pasi palët arritën marrëveshje për alimentin, ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Ata kanë pesë fëmijë së bashku: Liam, Stella, Hattie, Finn dhe Bo, ndërsa McDermott ka edhe një djalë më të madh, Jack, nga një lidhje e mëparshme.