Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se me programacionin special të Top Albania Radios për të gjithë dëgjuesit tanë besnikë!
Top 100 Songs Of 2024
Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2024, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Cilat do jenë këngët kryesuese? Duroni edhe pak ditë.


Surprise
Jemi vërtet radio më e dashur dhe më e dëgjuar e shqiptarëve por nuk do të thotë që jemi perfekt. Fundja të jesh perfekt është pak e mërzitshme. Ndaj siç është bërë zakon ditën e fundit të vitit nuk e censurojmë veten, fusim on-air ato që na kanë shpëtuar dhe ato që ua kemi kursyer për një vit të tërë për t’i shijuar ndërkohë që bëni përgatitjet e fundit për festën e madhe.
Personazhet që mbushin ditët tuaja në radio çdo ditë do i dëgjoni siç nuk jeni mësuar t’i dëgjoni, në të gjithë dimensionin e tyre… njerëzor. Prezantuesit, folësit e lajmeve si edhe të ftuarit e një viti në mijëra orë transmetimi janë selektuar me kujdes për të ngacmuar tek ju të qeshura dhe energji pozitive.

Last Night Of 2024
Programi i natës së fundit të vitit, një tjetër traditë e krijuar nga Top Albania Radio në 26 vite vjen sërish edhe këtë vit. Në prag të mbarimit të vitit 2024, takimi i fundit në Radio për këtë vit është me Edea Demaliaj. Nuk është vetëm një takim për të përmbushur zakonin e përvitshëm, por për të rrëfyer se çfarë na solli 2024.
Shoqëruar nga muzika më e mirë e vitit zgjedhur nga SAIX, “Last Night of 2024” vjen si një përshëndetje e fundit e radios, nga viti që po lëmë, me sytë nga e ardhmja. Na ndiqni më 31 Dhjetor, ora 19:00, për të kaluar 2 orë së bashku teksa hedhim një vështrim pas në kohë se si ka qenë ky vit për të gjithë ne, teksa hidhemi në vitin e ri me më shpresë dhe pozitivitet.
