Music Top 100 Songs of the Year

Women vs Men/ Kush mbizotëroi në listën e 100 këngëve më të mira të vitit 2025?

Lista e 100 këngëve më të mira të vitit 2025 solli një përballje interesante mes artisteve femra dhe artistëve meshkuj. Duke parë emrat dhe bashkëpunimet në listë, vihet re qartë se meshkujt janë më të shumtë në numër, por femrat dominojnë në pozicionet më të larta dhe më të forta.

Nëse flasim për numra, artistët meshkuj shfaqen më shpesh gjatë gjithë listës. Emra si Ledri Vula, Noizy, Alban Skënderaj, Drake, Calvin Harris, David Guetta apo Yll Limani janë prezentë me këngë solo ose bashkëpunime të shumta. Kjo tregon se meshkujt vazhdojnë të kenë një prani të madhe në industrinë muzikore gjatë vitit 2025.

Por kur kalojmë te maja e listës, tabloja ndryshon. Femrat marrin skenën kryesore. Vendin e parë e mban Rosalia me këngën “Berghain”, ndërsa ajo shfaqet edhe dy herë të tjera në listë, duke u kthyer në një nga artistet më dominuese të vitit. Në Top 10 gjejmë gjithashtu emra si Lady Gaga, Raye, Jennie dhe Rozana Radi, të cilat tregojnë ndikimin e madh të zërit femëror.

Edhe në pjesët e tjera të listës, artistet femra janë shumë aktive dhe të suksesshme, ku përmendim Elvana Gjata, Egli Tako, Dhurata Dora, Era Istrefi, Xhensila, Samanta, Jessie J, Demi Lovato dhe Lizzo.

Artistët meshkuj mbizotërojnë në shumicën e projekteve, por artistet femra shkëlqejnë në pozicionet më të larta të listës. Viti 2025 solli plot surpriza!