Music Top 100 Songs of the Year

Artistët me më shumë këngë në listën e 100 këngëve më të mira të vitit 2025…

Lista e 100 këngëve më të mira të vitit 2025 na tregoi se disa artistë shfaqen më shumë se një herë në këtë renditje me projektet e tyre. Kjo do të thotë se ata kanë qenë shumë aktivë dhe të pëlqyer nga publiku gjatë vitit. Por për cilët e kemi fjalën?

Një nga artistet që bie më shumë në sy është Rosalia. Ajo është e vetmja që ka tre këngë në listë. Rosalia renditet në vendin e parë me këngën “Berghain”, në vendin e 35-të me “De Madruga” dhe në vendin e 38-të me “Perla”. Kjo tregon se ajo ka pasur një vit shumë të suksesshëm dhe është shumë e dëgjuar në stile të ndryshme muzikore.

Edhe Ledri Vula është një artist shumë i pranishëm në listë. Ai shfaqet me disa bashkëpunime dhe këngë solo, si “T’lo”me Era Istrefin, “Kush O Ktu?” me Adion, MC Kresha dhe Lumi B, dhe kënga solo “6 AM”. Ledri vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare.

Një tjetër artiste që mbizotëron në listë është Egli Tako. Ajo është pjesë e disa bashkëpunimeve si “Ku je nis & Shuj Shuj”, “Jetë”, “Ti” dhe “Vajzat”. Mund të themi me plot gojën që ky ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për të nga ana muzikore, që pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP 4”, ku ishte dhe finaliste.

Alban Skënderaj gjithashtu ka më shumë se një këngë në listë, si “Armëpushim” dhe “Margaritar” në bashkëpunim me Elgit Dodën. Një vit i suksesshëm ky në muzikë për këta artistë!