Rajoni

Tragjedia me 59 të vdekur! Mickoski: Nga nesër, nis kontrolli i të gjitha subjekteve të regjistruara si diskoteka!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbajtur një takim koordinues sot me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojanoski, dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Ata kanë diskutuar mbi masat e ndërmarra nga institucionet përkatëse dhe analizat e hollësishme të të gjitha subjekteve që janë të regjistruara si kabare, diskoteka dhe të ngjashme.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, nesër do të fillojnë inspektimet në terren të të gjitha këtyre subjekteve, dhe pas përfundimit të kontrollit, do të bëhen publike detajet përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka ofruar të dhëna konkrete për gjendjen e të lënduarve nga ngjarja tepër e rëndë, ku ndërruan jetë së paku 51 persona në një diskotekë.

Pas tragjedisë në Koçan, spitalet e ndryshme të Maqedonisë së Veriut kanë raportuar mbi shpërndarjen e pacientëve të shtruar.