Bota Film & Tv

Tragjike, shuhet në moshën 28-vjeçare aktori i njohur Joey Morgan!

Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare Joey Morgan, aktori i njohur për rolet në “Guide Scouts to the Zombie Apocalypse”, “Flower” dhe “Compadres”. Një përfaqësues i aktorit në një deklaratë për “The Hollywood Reporter” tha se:

Joey Morgan ndërroi jetë herët në mëngjesin e së dielës. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të mungojë shumë. Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe të mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ata të pikëllohen në mënyrë private.

Ndërkaq, regjisori i ‘Scouts’, Christopher Landon, i bëri homazhe aktorit në Twitter, duke shkruar:

Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime dhe kur kamerat u ndezën ai ishte magnetik. Ai u nda nga jeta sot dhe lajmi është zemërthyes. Jam i nderuar që e kam njohur.

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e vdekjes. Rikujtojmë, se Morgan i lindur në Çikago bëri debutimin e tij si aktor në komedinë aksion të Paramount, ‘Scouts Guide to the Zombie Apocalypse’ (2015), duke luajtur rolin e Augie Foster dhe ishte një nga tre aktorët kryesorë së bashku me Tye Sheridan dhe Logan Miller.

Një vit më pas ai ishte bashkë-udhëheqës në produksionin meksiko-amerikan ‘Compadres’, një komedi në të cilën ai luajti një haker adoleshent që kishte bashkëpunëtor ish-polic të luajtur nga Omar Chaparro.

Në vitin 2017, Morgan luajti si adoleshenti problematik Luke Sherman në komedinë e errët të Max Winkler, Flower, e cila u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Tribeca. Morgan u vlerësua për performancën e tij dhe u zgjodh nga Indie Wire si një nga talentet e Tribeca-s për atë vit.