Sport

Trajneri i Dortmundit pas humbjes së radhës: Katastrofë e pashpjegueshme!

Trajneri Niko Kovaç ishte autokritik pasi Borusia Dortmund pësoi humbjen e katërt të Bundesligës në gjashtë tentativa nën drejtimin e tij.

Problemet e Borusias në Bundesligë vazhduan të shtunën, pësuan humbjen e dytë radhazi në ligë, këtë herë 2-0 nga Lajpcig.

 “Kjo është një katastrofë dhe nuk i plotëson standardet që i kam vendosur vetes”, pranoi ai në një intervistë me “Sky Germany” pas ndeshjes.

“Është e pabesueshme. As unë nuk mund ta shpjegoj. Topi thjesht nuk hyri. Fakti është se ne nuk i shënuam golat dhe ishim të pafat që humbëm. Duhet të kishim shënuar të paktën tre ose katër gola”, tha trajneri i Dortmundit.